Është identifikuar viktima e aksidentit të mbrëmjes së të premtes në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se këmbësori që u përplas nga një makinë teksa po ecte anash rrugës është 50-vjeçari Zef Kacoli nga Puka.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është arrestua nga policia. Uniformat blu po hetojnë rrethanat e aksidentit.