Në aksidentin që ndodhi në Fushë-Prezë humbën jetën dy vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, kushëriri i tyre Andi Laçi dhe shoku Enrikejd Kurti.
Ata po udhëtonin me makinën tip “Benz” kur u përplasën me një betoniere dhe më pas automjeti i tyre ka shpërthyer në flakë. Si pasojë 4 të rinjtë u dogjën brenda në makinë dhe ky aksident ishte tragjik për ata.
Dyshohet se shkak është shpejtësia e lartë dhe rruga pa ndriçim. Ndërsa shpërthimi në flakë i makinës është sepse ishte me impiat gaz dhe bnezinë.
Ndërkohë policia ka arrestuar shoferin e betonieres Aleksandër Krrashi 24 vjeç dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.