Një automjet ka marrë flakë në Vlorë.
Mësohet se makina në pronësi të shtetasit me iniciale Sh.S., ka marrë flakë në ecje e sipër por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:20, në autostraden “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.