Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet.
Mësohet se makina e djegur ishte tip “Opel” dhe ka marrë flakë teksa lëvizte në nënkalimin tek rreth rrotullimi “Shqiponja” në Tiranë.
Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët.
/Priza.al/