Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kretës, ku sipas mediave helene 29-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinë me shpejtësi të lartë.
Makina ka humbur kontrollin duke u përmbysur dhe për pasojë i riu ka ndërruar jetë në vend nga plagët që ka marrë. Identiteti i shqiptarit që ndërroi jetë në aksident nuk bëhet i ditur nga mediat në vendin fqinj.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
/Priza.al/