Një aksident i rëndë, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Kamzës. Një 10-vjeçar është goditur nga një automjet, e për pasojë ai është dërguar me urgjencë në spital.
I mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Kanë filluar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë
Informacion paraprak. Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç. Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/