Makina përplas biçikletën në aksin Korçë-Pogradec, lëndohet 65-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

Shtetasi A. Ç., rreth 33 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar biçkilistin D. A., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin A. Ç., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *