Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të Orizit në Vlorë.
Bëhet e ditur se një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
I aksidentuari është trasnportuar në Spitalin Vlorës në gjendje të rëndë. Mësohet se i plagosuri është një 60-vjeçar dhe ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është aksidentuar nga automjeti. Ndërkohë drejtuesi i mjetit një djalë i ri është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.