Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku mësohet se një fëmij I moshës 2-vjeçare ka ndërruar jetë. Mediat greke bëjnë me dije se fëmija dha frymën e fundit në spital.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se fëmija I ka dalë para makinës në një kryqëzim, e për pasojë është tërhequr zvarrë nga vetura.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, i tronditur nga aksidenti ka ndaluar dhe e ka dërguar fëmijën fatkeq në Spitalin e Përgjithshëm të Ksanthit.