Mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17/1 në Durrës, një makinë me drejtues E.B., 19 vjeç është përplasur me një monopati ku lëviznin dy 16-vjeçarë.
Si pasojë 16-vjeçarët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa 19-vjeçari është dërguar në komisariatin e policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.