Makina përplas kalimtarin, lëndohet 50-vjeçari

Një aksident me makinë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë, ku si pasojë një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, një 29-vjeçar ka përplasur me makinë një 50-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Këlcyrë/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *