Makina përplas këmbësoren te ‘Ali Demi’ në Tiranë, nuk dihet gjendja e saj

AMBULANC

Vijojnë aksidentet e njëpasnjëshme në kryeqytet. Mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Demi” një makinë ka përplasur një këmbësore. Mësohet se 30-vjeçarja me iniciale, A. M., është dërguar në spital ku edhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Gjithashtu grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Më datë 04.06.2021, rreth orës 08:00, në rrugën “Ali Demi”, mjeti me drejtues B. Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe, e cila u dërgua ne spital, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *