Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme. Një automjet i paindentifikuar ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë kur ka aksidentuar një grua me iniciale V.H. Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Spitalit Rajonal të Vlorës.
Mësohet se shtetasja ka qenë duke kaluar rrugën dhe shoferi i mjetit, menjëherë pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes.
E lënduara është trasportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.