Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë në vendin e quajtur fshati Trush.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç. Ky i fundit si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Informacion paraprak:
Shkodër
Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.
Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/