Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur ditën e sotme në Divjakë.
Rexhep Çoku ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin që është përplasur nga një automjet. Burime bëjnë me dije se kaska mbrojtëse i ka shpëtuar jetën duke mos marrë plagë në kokë.
60-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.