Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se automjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet D. H., është përplasur me një motor i drejtuar nga 36-vjeçari me inicialet N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2021, në lagjen nr.17, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/Priza.al/