Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një motor.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesja e makinës është shoqëruar në Komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e automjetit shtetasja K. B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.