Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aksin Berat-Lushnje. Një 72-vjeçar është aksidentuar, ku fatkeqësisht ka humbur jetën. Shtetasi me inicialet I.Ç. ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Polizhan.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, teksa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. Viktima është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtues të mjeteve të tjera që po lëviznin në këtë aks dhe është dërguar për në Spitalin Rajonal të Beratit. 72-vjeçari ka gjetur vdekjen në autoambulancë, rrugës për në spital.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.