Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, pranë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’. Një makinë ka përplasur një 22-vjeçare kur po kalonte te vizat e bardha.
Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.