Dy persona janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Krujë.
Burime për median bëjnë me dije se rreth orës 12:30, në fshatin Gramëz, si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit nga drejtuesi shtetasi K. V., automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike.
Sakaq, për pasojë e përplasjes së mjetit me shtyllën, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja F. V., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.