Makina përplaset me shtyllën, plagoset drejtuesja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë. Drejtuesja e një automjeti tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllat në anë të rrugës. Makina është përmbysur e për pasojë ajo ka marrë lendime të lehta.

Drejtuesja e mjetit është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Policia e cila ka mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *