Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Bicaj-Kukës pranë mbikalimit të Gostilit.
Burime për median bëjnë me dije se, L.D. ka përplasur me makinë, 18-vjeçarin B.P. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me motor. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur 18-vjeçari, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.09.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Gostilit”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin L. D., me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.