Shef i Organizimit në Partinë Demokratik, Klevis Balliu ka reaguar sot në lidhje me një skandal në Policinë e Shtetit.
Contents
POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETITSkandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit.Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!Ndërsa efektivë dhe kursantë janë lënë rrugëve me uniforma që blejnë vetë apo edhe karburantin ua hedhin vetë makinave, ata kërcënohen edhe për largime nga puna.Pushtetit të krimit i ka ardhur fundi, të gjithë duhet ta rrëzojmë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Balliu denoncon përmes disa mesazheve screenshoteve se efektivë dhe kursantë të Akademisë kërcënohen me largim nga puna nga vartësit e tyre, ndonëse uniformat e punës i blejnë vetë.
Sakaq shton se këta të fundit detyrohen që të furnizojnë automjetin e policisë me lekët e tyre, ndonëse pagesa mujore është 80 mijë lekë.
Postimi i plotë:
POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETIT
Skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.
Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit.
Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!
Ndërsa efektivë dhe kursantë janë lënë rrugëve me uniforma që blejnë vetë apo edhe karburantin ua hedhin vetë makinave, ata kërcënohen edhe për largime nga puna.
Pushtetit të krimit i ka ardhur fundi, të gjithë duhet ta rrëzojmë.