Makinat me timon anglez, qeveria u thotë ‘STOP’! Vjen urdhri që i heq përfundimisht nga rrugët. Ja si duhet të veprojë kush e ka…

Më në fund autoritetet shqiptare të rrugëve kanë vendosur që t’u nxjerrin tabelën “Stop” të gjitha automjeteve që kanë timonë në krahun e djathtë dhe që qarkullojnë në rrugët e vendit.

Të gjitha automjetet që rëndom thirren makina me “timon anglez” që qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen menjëherë dhe për këtë gjë duket se policia rrugore ka marrë urdhër që t’i heq menjëherë sapo i shikon në rrugë dhe t’i bllokojë.

Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, thotë se, mjetet e targuara pas Marsit të vitit 2015 dhe që kanë ende sistemin e drejtimit në krahun e djathtë do të bllokohen menjëherë nga policia rrugore.

“Çdo targim bërë nga çfarëdolloj bakshishi apo shoku, apo që është targuar pas 21 Marsit 2015, nuk lejohet. Je targuar pas kësaj date dhe je ende në rrugë me timon anglez, je në shkelje flagrante të kodit rrugor.

Makina bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot koaludimin. Të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë në këtë mjet, si në momentin e parë të targimit deri sot, nëse i ofrojnë shërbim në mënyrë të paligjshme, janë subjekt i kallëzimit për ndjekje penale”,- deklaroi drejtori i DSHTRR-së, Blendi Gonxhe.

Makinat angleze, kolaudim nga e para per ndryshimin e timonit

Po ashtu edhe punonjësit të cilët kanë kaluar makina të tilla në kolaudim, do të ndiqen penalisht dhe do të largohen nga puna.

“Tashmë vetëm në muajt e parë të kolaudimit  ne kemi kapur shumë  raste. Vetëm javën e shkuar ne kemi njoftuar për largim nga detyra 10 punonjës të DPSHTRR të cilët në vite të ndryshme kanë abuzuar me mjetet të cilat sot janë në rrugë me timon anglez në kundërshtim të hapur me ligjin.

Këta njerëz do humbin vendin e punës, do përballen me organet e drejtësisë. Auditi po punon me evidentimin e këtyre mjeteve”,- tha më tej ai.

Por çfarë duhet të bëjë një qytetar i cili ka një automjet të tillë në qarkullim?

“Duhet të ndërrojnë krahun e timonit, duhet të përputhen me kriteret dhe  normat, ligjit të kodit rrugor. Të bëjnë ndryshime konstruktive, të aplikojnë për ndryshime konstruktive”,- deklaroi Gonxhe.

Vetëm në dy muajt e fundit në Shqipëri janë evidentuar 15 raste të automjeteve të tilla të kolauduara pas vitit 2015. Sipas ligjit për kodin rrugor që prej marsit të vitit 2015, në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve me timon anglez, po ashtu as qarkullimi i tyre në rrugë, pasi sipas ekspertëve ato janë bërë shkak për aksidente rrugore.

/Burimi: Tv Klan/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *