Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra–tjetrën dhe si pasojë e përplasjes, një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në shinat e trenit.
Një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hapja e air bag-eve ka shpëtuar pasagjerët pa dëmtime të rënda.