Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donifried ndodhet tashmë në Tiranë. Mësohet se këtë të premte ajo do takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me 3 zyrtarët demokratë, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn.
Kujtojmë se Donfried mbërriti ditën e djeshme në Shqipëri, ku dhe u takua me Komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, i cili gjithashtu zhvilloi takim në Shqipëri, në kuadër të anëtarësimit të vendit në BE. Në takim të pranishëm ishin edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim.
Pritet që takimi i Alibeajt me Donfried të zhvillohet në orën 10:45 në Kryesinë e Kuvendit. Më pas sekretarja do të shkojë në zyrën e kryeministrit Edi Rama në orën 12:00. Gjatë vizitës së saj, ajo do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus.
E po ashtu, pritet të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.