Mal i Zi/ Nga dita e sotme kush futet në territorin malazez duhet të ketë certifikatë vaksinimi ose test negativ

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që autoritetet shëndetësore malazeze të shtrëngojnë masat anti-COVID. Dje autoritetet shëndetësore njoftuan se nga dita e sotme në pikat kufitare të Malit të Zi udhëtarëve që duan të futen në territorin malazez, përveç certifikatës COVID do t’u kërkohet edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë.

Udhëtarët kur të kalojnë në pikat kufitare të Malit të Zi nuk duhet të ketë kaluar më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID.
Kur një udhëtar nuk e plotëson këtë kusht, ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç është shprehur se personi do duhet të vetëizolohet për dhjetë ditë. Vetëizolimi mund të ndërpritet nëse pas tre ditësh personi rezulton negativ ndaj COVID.

Mali i Zi ka vendosur po ashtu masa të reja në lidhje me hotelet dhe restorantet, ku qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit për tu futur.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *