Mal i Zi/ Të dielën mbahen zgjedhjet vendore, të drejtën e votës e kanë vetëm 20 mijë qytetarë

Zgjedhjet vendore do të mbahen në Komunën e Ulqinit ditën e dielën. Në garë janë 5 lista zgjedhore.

Partitë politike shqiptare të cilat do garojnë janë të ndara në tri lista zgjedhore, teksa për herë të parë do te formohet një koalicion parazgjedhor me dy parti politike shqiptare dhe tri parti qytetare. Pjesë e garës është edhe Lëvizja Qytetare “Ura” e mandatarit për qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kuvendi i Ulqinit deri më tani numëron 33 vende dhe forca politike që do të fitojnë shumicën, do të zgjedhin kryetarin e komunës. Të drejtë për të votuar e kanë 20 mijë qytetarë, ku mund të votojnë në 38 vendvotime. Zgjedhjet për komunën më të madhe me shumicë shqiptare në Mal të Zi, cilësohen si më të rëndësishmet për këtë komunitet, kjo sepse forcat politike shqiptare, që nga pluralizmi në Mal të Zi, e kanë mbajtur pushtetin në Komunën e Ulqinit.

Përjashtim bën vetëm mandati i kaluar ku partitë politike shqiptare krijuan koalicion të gjerë pas zgjedhor me Partinë Demokratike Socialiste të presidentit aktual Milo Gjukanoviq.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *