Rreth 21 persona kanë humbur jetën pas një rrëshqitje dheu në një kamp pushimi në Selangor të Majlazisë.
Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Batang Kali, ndërsa sipas të dhënave nga menaxheri i kampit, të paktën 30 fëmijë dhe 51 të rritur ishin regjistruar për të kaluar natën atje.
Mediat lokale raportuan se autoritetet malajzeze kanë deklaruar për 14 të zhdukur. Ndërsa, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Malajzisë, midis 21 viktimave ishin edhe 4 fëmijë.