Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze për të drëjtat e grave si dhe fituesja më e re në moshë e çmimit Nobel, ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën Vogue. Ajo u diplomua në Universitetin e Oksfordit vitin e kaluar, por e kaluara saj ka qenë e dhimbshme. Zonja Yousafzai u qëllua në kokë nga militantët talebanë kur ishte 14 vjeç, pasi refuzoi të hiqte dorë nga e drejta e saj për arsim si dhe bëri fushatë për vajzat që të arsimohen në vendlindjen e saj Pakistan. Ajo u transportua me avion në Angli për tu mjekuar, dhe që atëherë ka banuar në Birmingham.
Malala Yousafzai u shpreh se të shkuarit në universitet “më në fund” i dha asaj pak kohë për veten, duke përfshirë ngrënien në McDonald’s dhe lojën e pokerit. Ajo tha se “në të vërtetët nuk kam qenë kurrë në shoqërinë e njerëzve të moshës time, sepse isha duke u rikuperuar nga incidenti, dhe duke udhëtuar nëpër botë, duke botuar një libër dhe duke bërë një dokumentar, dhe kaq shumë gjëra po ndodhnin. Në universitet më në fund mora pak kohë për veten time.”
‘Shamia nuk simbolizon shtypje’
Zonja Yousafzai, e cila është fotografuar për British Vogue e veshur me një shami të kuqe, thotë se veshja nuk është një shenjë e cila nënkupton “e shtypur”. Ajo shprehet se shamia përfaqëson rrënjët e saj si një muslimane suni me etni pashtune.
I know the power that a young girl carries in her heart when she has a vision and a mission – and I hope that every girl who sees this cover will know that she can change the world. Thank you @BritishVogue, @Edward_Enninful & @thedalstonyears pic.twitter.com/3OYejo5Hnm
— Malala (@Malala) June 1, 2021
“Ne vajzat myslimane ose vajzat pashtune ose vajzat pakistaneze, kur ndjekim veshjen tradicionale, konsiderohemi të shtypura, ose pa zë, ose që jetojmë nën patriarkat,” shtoi ajo. “Unë dua t’i them të gjithëve që ju mund të keni zërin tuaj brenda kulturës tuaj dhe mund të keni barazi në kulturën tuaj.”
‘Greta më ka shkruar për këshilla’
Zonja Yousafzai zbuloi miqësinë e saj të ngushtë me aktivistë të tjerë të rinj, si Greta Thunberg. Ajo tha se Greta i ka shkruar mesazh për ti kërkuar këshilla. “Unë e di fuqinë që një vajzë e re mbart në zemrën e saj kur ka një vizion dhe një mision,” tha ajo.
Në vitin 2014, zonja Yousafzai u bë fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqen, për punën e saj në fushatën që femrat të kishin një të drejtë universale për arsimim. Zonja Yousafzai pranoi se ajo “nuk shkruajti asgjë për çmimin Nobel” në deklaratën e saj personale për Oxford. “U ndjeva pak në siklet”.
Ndërsa studionte për diplomën e saj në filozofi, politikë dhe ekonomi, zonja Yousafzai thotë se ajo rrinte zgjuar gjithë natën për të shkruar esetë e saj “çdo javë”.