Një person është vetëplagosur me një armë gjahu e tipit “çifte” në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Mehaj, dhe mendohet se personi ishte duke pastruar armën e gjahut.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Koplikut, bëhet fjalë për shtetasin Nazmi Bajraktari, rreth 50 vjeç. Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bajraktari ka marrë plumb te një nga këmbët, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj vetëplagosjeje, që mendohet se ka ardhur nga pakujdesia e 50-vjeçarit.
/Priza.al/