Për deputeten e zgjedhur shqiptare në Mal të Zi, nga partia PDS, Drita Llolla rezultatin për kryeministrin Dritan Abazoviç në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, ishte i pritshëm.
Në një intervistë Llolla u shpreh se Abazoviç e keqqeverisi Malin e Zi.
Sipas Llollës, ai nuk përshpejtoi reformat për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, teksa shtoi se mori vendime të gabuara dhe keqpërdori buxhetin e shtetit.
“Në optikën time, ishte një rezultat i pritshëm, duke ditur që zoti Abazoviç ka pasur një keqqeverisje në periudhën e kaluar. Pra, ai, së pari nuk iu përmbajt marrëveshjes për të përshpejtuar procesin e reformave dhe për ta futur Malin e Zi në BE, që e kishin një mundësi unike si shtet. U bë kryeministër me mbështetjen e PDS dhe një numri të konsiderueshëm të deputetëve. Përveç kësaj, një sërë vendimesh të tjera, përmenda sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, sektorin e arsimit, sektorin e shëndetësisë. Një sërë vendimesh të gabuara dhe një keqpërdorim ose shpërdorim i aparatit shtetëror dhe busxhetit publik për t’i dhënë vetes avantazh edhe gjatë fushatës parazgjedhore. Mendoj se qytetarët e kanë lecuar këtë lloj situate dhe e kanë ndëshkuar në zgjedhje”, theksoi ajo.
Koalicioni URA i Dritan Abazoviçit me Demokratët të Aleksa Beçiçit morën 12.3 përqind ose 11 mandate.