Mali i Zi/ Gjukanoviç shpërndan Parlamentin

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka shpërndarë Parlamentin më 16 mars dhe sipas Kushtetutës, ai tani duhet që deri më 17 mars të njoftojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit vjen tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garon edhe Gjukanoviçi. Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi u nënshkrua në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022.

Sot, 90 ditë pasi janë miratuar ndryshimet në Ligjin për president, në bazë të të cilave Miograd Llekiç u propozua për mandatar të Qeverisë, ky legjislacion u botua në Gazetën Zyrtare.

Llekiç dështoi të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetët e Parlamentit dhe të formonte Qeverinë e re brenda afatit të caktuar prej 90 ditësh.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020. Zgjedhjet e reja që do të shpallen do të jenë të gjashtat që Mali i Zi ka mbajtur që nga pavarësia më 2006./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *