Mali i Zi/ Humbi zgjedhjet, Gjukanoviç dorëhiqet nga drejtimi i DPS

Ish-presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).

Gjukanoviç drejtoi DPS-në që nga viti 1998. Kreu i ri i partisë do të jetë Danijel Zivkoviç.

Më herët, Gjukanoviç kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së dhe të zgjidhet lidershipi i ri i partisë.

Vendimi i tij erdhi pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale në raundin e dytë ndaj Jakov Milatoviçit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *