Mali i Zi ‘mbytet’ nga kokaina! Kapen 400 kg kokainë në ngarkesën me banane. Ja nga po vinte droga dhe kush e kishte…

Mali i Zi është bërë një tjetër vend pritës i kokainës së shumtë që vjen me ngarkesa bananesh apo frutash ekzotike nga vendet e Amerikës Latine. Sot në këtë shtet të vogël janë sekuestruar nga policia rreth 400 kg kokainë në arkat me banane që vinin prej Ekuadorit.

Mediat e huaja shkruajnë se ishin punonjësit e kompanisë së bananeve, ata të cilët njoftuan policinë, e cila mbërriti menjëherë ne vendin e ngjarjes ku edhe konstatuan drogën mes arkave.

Sërish kokainë në banane, kapen në Malin e Zi 400 kg

Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur hetimet për kompaninë e cila u gjet në ngarkesat me fruta në pronësi të biznesmenit Dragan Bokan. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania, ndërsa policia ka marrë edhe deklaratat e punonjësve.

Mësohet se droga ishte fshehur në arkat e bananeve të markës “Derby”, të cilat vinin nga Ekuadori.

foto galeri

“Vijesti.me” bën me dije se, ishin punonjësit e kompanisë ata që me të konstatuar ngarkesën e çuditshme në vend të frutave, njoftuan të parët efektivët e Policisë së Shtetit. Brenda çdo arke me banane, kishte pako me kokainë të mbështjella me natriban.

Të tjerët e kanë të ndaluar përkohësisht që të futen në magazinë, deri në përfundimin e hetimeve. Por deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar, ndërsa ende i paqartë është itinerari i kamionit, që dyshohet se mund të ketë kaluar nga porti i Durrësit.

foto galeri

E njëjta kompani, sjell banane edhe në Shqipëri, por nuk është kapur në asnjë rast deri tani në vendin tonë.

Ekuadori është kthyer në një burim të sigurt për kontrabandistët europianë të drogës në vitet e fundit, veçanërisht për shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët. Në vendin tonë, nëpërmjet të njëjtës skemë kanë arritur që të depërtojnë qindra kile kokainë e pastër, që ka si destinacion vendet e Europës.

 

/Burimi: Vijesti.me/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *