Një i moshuar është larguar nga banesa në Maliq të Korçës.
Rasti është denoncuar nga vëllai i tij, i cili ka ngritur ‘në këmbë’ policinë pasi denoncon se vëllai i tij, shtetasi 72-vjeç i ka ikur nga banesa.
Mësohet se i moshuari vuan nga sëmundja e sklerozës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi M. T., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa vëllai i tij B. T., 72 vjeç, banues në fshatin Dolan, Maliq, i cili vuan nga sëmundja e sklerozës. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.