Pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur vendin, ka reaguar edhe ish deputeti Lefter Maliqi. Sipas Maliqit, fajtori i vetëm është kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera, deputeti bëri thirrje që në dhjetor të bashkoheshin të gjithë demokratët së bashku dhe të formonin një opozitë të vërtetë, duke nënkuptuar se mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.
Postimi i plotë
Vrasje cdo dite,krim,korrupsion,droge,varferi,papunesi ky eshte mandati i 3-te i krimit te Rilindjes se babëzisë. Tek ne eshte vrare shpresa eshte vrare e ardhmja,po vritet demokracia,po iken jeta e njeriut sikur te ishte pulë. Vrasje mes Tiranes,vrasje mes Elbasanit,Lushnjes,Vlores,Shkodres kudo,kufoma te dekompozuar ne malin me gropa ne dajt,ne Peqin, makina te djegura,kudo vrases me pagese.Boll më me aktrimin qeveritar,me minister te familjes se kryemafiozit Rama. Vjedhja,blerja e votes,kercenimi,manipulim i votuesve con ne keqqeverisje,ne krim,korrupsion,pasiguri,varferi. Kjo pasi ska pas opozite dhe shoqeri civile per reagim. Koha te bashkohemi ne 11 Dhjetor si opozite dhe te reagojme forte deri ne rrezimin e qeverise se krimit dhe vendosjes se rendit,demokracise dhe votes se lire.Te bashkuar drejt fitores.
/Priza.al/