Kandidati i koaliocionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka deklaruar se për rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki janë bërë dy kallëzime në SPAK, para dhe pas zgjedhjeve dhe një kallëzim tjetër tani në KAS.
Ai u shpreh se janë paraqitur prova si filmime dhe regjistrime ndërsa denoncoi publikisht oligarkun Pëllumb Salillari se kishte mbi 45 milionë euro tendera në bashkinë Kuçovë dhe 4 milion e 200 mijë euro në një ujësjellës.
“Në Kuçovë ka ndodhur një krim i rëndë shtetëror, elektoral. Unë i jap një mirënjohje të jashtëzakonshme medias, sidomos asaj lokale që arritën të bënin filmime dhe denoncime në kohë reale për shkak se në dy javët e fundit unë kisha njoftuar liderët e koalicionit BF që gjithë shteti është përqëndruar në Bashkinë Kuçovë, sepse ju e dini ishte e vetmja bashki në qarkun e Beratit që pritej një fitore spektakolare.
Aty drejtuesi politik, ministri i Brendshëm, forcat operacionale për tu habitur, foprcat e policisë Berat që s’kishin lidhje në zonëne Kuçovës,oligarku Pëllumb Salillari nga faturino arriti të bëhej supermiliarder. Këto janë çuditë e shqiptarëve, prandaj shumica përfundojnë në burg tani. Nga njerëz me nivel intelektual dhe pasuri zero, janë bërë miliarderë. Siç kemi dhe kryebashkiakët e fundit që kanë përfunduar në pranga. I rrofshin miliona eurot e tyre apo dhe biznesmenë të tjerë, politikanë, ish-ministra etj” tha ai.