“Mallkimi Nagelsmann”, Bayern humbet kreun e Bundesligës, Tuchel: “Pikët po na bien nëpër duar si rërë”

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel tha se ai ishte i tronditur nga humbja dhe nuk kishte asnjë shpjegim për kapitullimin e skuadrës së tij në pjesën e dytë në humbjen 3-1 në Mainz të shtunën.

Me Bayernin në kontroll dhe kryesimin 1-0 në pjesën e parë pas golit të parë të Sadio Mane i cili nuk shënonte që nga tetori, mysafirët pësuan tre gola në 14 minuta.

Humbja i dha Borussia Dortmundit kryesinë e Bundesligës pas ditores 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt.

I shokuar, Tuchel tha se skuadrës së tij “po i mungonte energjia për të luftuar nga pengesat”.

“Ne dukemi si një ekip që ka luajtur 80 ndeshje deri më tani këtë sezon.

“Dukemi të lodhur. Nuk jemi në gjendje të luajmë pa bërë gabime.

“Po humbasim rendin, po humbasim qartësinë tonë.

“Ne nuk jemi në gjendje të kundërpërgjigjemi, të tregojmë energjinë e nevojshme për të treguar një reagim.

“Pikat po na bien nëpër duar si rërë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *