Mallra kontrabandë në vlerën e miliona eurove, prokuroria e Tiranës lëshon 22 urdhër-arreste

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar ditën e sotme 22 urdhër-arreste, në lidhje me mallrat kontrabandë që tregtoheshin në faqe të ndryshme online.

Bëhet me dije se deri më tani janë ekzekutuar 15 urdhër-arreste, ndërsa vijon puna për ndalimin e personave të përfshirë.

Sakaq, në aksionin e sotëm janë sekuestruar 1 milion euro mall. Sipas burimeve nga akuza dyshohet se këta shtetas kishin  krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet.

Ndërkohë, sipas policisë kjo i ka shkaktuar humbje të madhe ekonomike shtetit, pasi nuk janë paguar detyrimet doganore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *