Malltezi i përgjigjet SPAK-ut për Berishën!

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Berishës, me qëllim ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”.

Teksa thotë se janë hetuar tre breza Berisha, fëmijët dhe deri te mbesat e Berishës, Malltezi thotë se pas tre vitesh hetime nuk ka ende akuzë, por regjistrohen emra për hetime.

Më tej ai thotë se nuk ka asnje VKM apo Ligj me emer personal të Berishës, por prapë dyshohet se favorizoi dhendrin, ndersa shton se kryeministri Edi Rama ka me dhjetera Ligje dhe VKM me emra te pervecem por SPAK nuk degjon e nuk kupton.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *