Malltezi për hetimin e Berishës: Akuzat pa prova, SPAK-u strukturë e drejtuar nga Rama

Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, ka folur për mediat teksa është paraqitur në SPAK për hetimin e Berishës duke e cilësuar atë si një piramidë mashtrimi dhe si një formë të arrestit politik.

Ai ka theksuar se të gjitha akuzat janë të pabaza dhe se nuk ka asnjë fakt penal që të mbështesë pretendimet e ngritura.

“Berisha është praktikisht në arrest politik. Nuk ka asnjë provë për akuzat që na janë bërë. Jemi në arrest në dhunim të ligjit. Nesër në SPAK do të vijë edhe kushëriri im, Xhimi Begeja. Jemi trashëgimtarë të pronës dhe atë pronë ia kishte vënë syrin Olsi Rama.”, u shpreh Malltezi.

Ai ka akuzuar SPAK-un dhe institucionet për manipulim dhe për të vepruar në shkelje të ligjit, duke mbajtur Berishën dhe vetë Malltezin në arrest shtëpie pa asnjë provë konkrete.

Zhvillimi i pronës private me pas është kryer nga 3 partnere private sic e kane gjykuar vete dhe duke mos nxjerre asnjë nga 41 familje informale qe banonin ne shkatërrina.
Asnjë nga keta 3 partnere private nuk ka pasur asnjë kontrate dhe nuk ka perfituar asnje cent nga qeverisja e Sali Berishës.

Ne fakt i vetmi dem ne financat e shtetit ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës (n.248 i KP) i Edi Ramës (sipas vendimit nr. 3698, date 13.12.2011 te Gjykatës se Apelit) qe solli dem mbi 320,000 euro ne financat e Bashkisë se Tiranës por SPAK nuk guxon as ta pyesë e jo me t’a mbaje përgjegjës Edi Ramen per demin ekonomik.

SPAK krijoi një piramide mashtrimi, fshehu dhe gënjeu per dokumente publike (nisja e procesit te privatizimit, ndryshimi destinacionit te tokes, mosqenia ne Planin e Përhapjes as ne 2004), kreu shkelje kushtetuese te përsëritura me qëllimin e vetëm per t’i shërbyer Edi Rames.”, tha Malltezi.

/5pyetjet.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *