Jamarbër Malltezi, është në garë me vjehrrin e tij Sali Berisha, ka sulmuar prokurorët e SPAK duke i quajtur laro, që hetojnë pronarët si ai dhe favorizojnë hajdutët.
“100 milionë € për reformën në drejtësi dhe përfundon në tallje me regji nga Edi Rama.
Rama ka firmosë ndryshime destinacioni, leje shesh ndërtimi dhe ka shkuar dëm 330,000 € me vendim gjykate të formës së prerë, por ata që DUHET të mbrojnë interesin publik as nuk guxojnë t’i përmendin emrin!”, shkruan ai në Facebook.