Malta do të ofrojë vaksina për COVID-19 që mbulojnë variantin Omicron dhe një vaksinë të veçantë për gripin, tha Ministri i Shëndetësisë Chris Fearne.
Duke iu drejtuar një konference shtypi, Fearne tha se nga 17 tetori, qeveria do të fillojë të ofrojë vaksinat kundër variantit Omicron për ata mbi 55 vjeç, personat vulnerabël dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Të dy vaksinat duhet të merren në të njëjtën kohë në krahë të ndryshëm.
Nga 22 tetori, fëmijët mbi gjashtë muaj mund të fillojnë të vaksinohen dhe do të ketë seanca të dedikuara për ta çdo fundjavë, tha ai. Nga data 31 tetor do të hapet programi i vaksinimit për pjesën tjetër të popullsisë.
Fëmijët mbi dy vjeç mund të marrin një sprej nazal kundër gripit, shtoi Fearne.
“Është e rëndësishme që të merren masat e nevojshme dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë, veçanërisht këtë vit, është vaksinimi”, tha ai.