Një shtetas shqiptar pësoi lëndime të rënda pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Gozo të Maltës. Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 11:45 dhe një zëdhënës i policisë tha se punëtori 44-vjeçar, u godit nga një pompë që përdorej për punimet e betonit teksa po punonte në një çati.
Hetimet po kryhen nga policia dhe Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. 44-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.