Mamaja e Shakirës ka disa fjalë për ish-dhëndrin e saj Pique

Pavarësisht problemeve dhe ndarjes që pati Shakira dhe Gerard Pique, duket se familja e këngëtares kolumbiane e konsideron futbollistin e Barcelonës pjesë të familjes së tyre. Këtë e vërtetoi edhe njëherë mamaja e Shakirës, Nidia del Carmen Ripoll.

Teksa ndodhej jashtë spitalit “Teknon-Quiron” në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane, ajo është shprehur se Gerard Pique i ka telefonuar disa herë për t’u interesuar për shëndetin e babait të Shakirës.

Nidia del Carmen Ripoll shtoi se Pique madje e ka vizituar ish-vjehrrin e tij në spital, gjest për të cilin janë mirënjohës të gjithë.

“Sigurisht, po, ne jemi ende familje”, tha Nidia del Carmen Ripoll pasi u mor në pyetje në lidhje me vizitat e Pique-s në spital dhe marrëdhënien që ata kanë pavarësisht problemeve mes lojtarit dhe yllit të muzikës, të cilët ishin çift për më shumë se 10 vjet.

Kështu, duket qartë se pavarësisht problemeve mes lojtarit dhe Shakirës dhe mosmarrëveshjes që kanë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ‘afeksioni’ i Pique për vjehrrin është ende i paprekur dhe ai kujdeset për gjithçka që ndodh me të.

Kujtojmë që Pique është në një lidhje me S, ndërkohë që ka dy djem, Sashën dhe Milan me Shakirën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *