Modelja Ada Deda është bërë e njohur fillimisht si vajza seksi e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda. Ajo ka mijëra ndjekës në llogarinë e saj në ‘Instagram’ dhe po zhvillon karrierën e saj si modele.
Gjatë një interviste, 22 vjeçarja tregoi se në fillimet e karrierës e ka ndihmuar fakti që nëna e saj ishte e njohur, ndërsa tani është shkëputur nga emri i saj.
“Mendoj se gjithçka ka nisur në moshën 16-vjeçare kur të gjitha vajzat dëshirojnë të bëjnë foto të bukura dhe të bëhen modele. Pavarësisht kësaj, e kam thënë dhe më parë, më ka ndihmuar shumë emri i mamit. Kështu që, hap pas hapi arrita këtu ku jam. Tani jam mësuar, nuk më ka shqtësuar aspak, as në fillime. Thjesht kam filluar të shkëputem nga emri i mamit, portalet tani fillojnë me emrin Ada Deda modelja”, u shpreh Ada Deda.
Modelja pranoi se përdor photoshop në imazhet e publikuara në “Instagram” ndërsa tregoi se fotot me bikini janë më të pëlqyera nga ndjekësit e saj.
“Foto me bikini ecin më shumë, jo vetëm ndiqen nga djemtë por edhe nga vajzat që të komentojnë për photoshop. Unë e përdor photoshop, e gjej diçka tek fotot për të ndryshuar”, u shpreh 22-vjeçarja.
/Priza.al/