Sipas Protothema, Klodiana Çela, ditën e djeshme qëlloi me një armë zjarri dhe la të plagosur babanë e fëmijës së saj, mjekun grek okulist Jorgo Neos. Gjithçka ndodhi në sy të vajzës së tyre 13 vjeçare, e cila sot ka rrëfyer për hetuesit, në praninë edhe të një psikologeje skenën e përjetuar duke qenë edhe dëshmitarja okulare
Mediat greke shkruajnë se e mitura dyshohet se ka thënë se nëna e saj ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 4 herë të atin në bark.
“Mami nxori armën nga çanta dhe qëlloi babin katër herë”,- ka deklaruar e mitura.
Katër plumba u hoqën nga trupi i okulistit, gjatë një operacioni të gjatë dhe ndërlikuar. Mjeku 68-vjeçar u qëllua pasditen e djeshme nga ish e dashura e tij shqiptarja 49-vjeçare, Kodiana Çelo. Mjeku okulist mbetet në gjendje kritike për jetën, por mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë.
Sipas mediave greke, shqiptarja Klodiana Çela ka qenë një piktore dhe është njohur me okulistin grek në një nga ekspozitat e saj të pikturës disa vite më parë. Nga kjo njohje, ata kishin kaluar në një raport intim jashtëmartesor dhe nga kjo dashuri kishte ardhur në jetë një vajzë që sot është 13 vjece.
Mediat greke shkruajnë se në fillim, mjeku grek nuk e kishte njohur fëmijën si të tijën, deri në përgjigjen e ADN-së dhe më pas kishte kërkuar dhe fituar kujdestrinë e të bijës në vitin 2016, kohë kur edhe ka nisur kalvari i përballjeve gjyqësore me shqiptaren.
Klodiana ka dhënë dy versione të shkaqeve që e detyruan të kryente plagosjen.
Fillimisht ajo ka akuzuar ish-partnerin e saj që nuk e lejonte të takonte vajzën e tyre. Ndërkohë një akuzë tjetër e ngritur nga e arrestuara është se gruaja e të plagosurit ishte pjesë e një organizate kriminale dhe i kishin marrë vajzën 13-vjeçare. Ajo i ka kërkuar policisë që të arrestojë gruan e ish të dashurit të saj.
Shqiptarja pretendon, sipas edhe postimeve që ajo bënte në profilin e saj në Facebook se prej janarit të vitit 2016 ajo humbi çdo kontakt me të bijën.
“Më ka shpifur në çdo mënyrë dhe me çdo mjet duke më çmendur”, ka treguar në një intervistë për mediat greke pak kohë më parë shqiptarja, teksa ka ngritur dyshime edhe për keqtrajtim të fëmijës së saj në shtëpinë ku po rritet.
“Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje” , tha ajo.
“Fëmija aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e tij. Jam tretur pa fëmijën tim” thotë piktorja shqiptare e cila prej dy vitesh nuk punon më dhe po përpiqet të mbijetojë me ndihmën e të afërmve.
Deklarime për këtë ngjarje ka dhënë edhe ish-partneri i Klodiana Çelos, i cili ka treguar se prej kohësh ajo nuk ishte mirë mendërisht dhe madje kishte shkuar aq larg sa kishte hedhur në gjyq gjithë të afërmit se kujtonte se kishin punuar kundër saj.
“Klaudia është shtruar në spital në mënyrë të pavullnetshme të paktën dy herë. Unë isha partneri i saj dhe një burrë që i qëndrova shumë pranë gjatë periudhës së trajtimit, ndërkohë që mjeku grek kishte kërkuar kujdestarinë e fëmijës. Që atëherë gjendja e saj mendore ka qenë e rënduar. Madje ajo është kthyer kundër meje me dhunë dhe po të njëjtën gjë ka bërë edhe me njerëz të tjerë. Ajo hodhi në gjyq gjithë botën, policinë, babain, nënën e saj, mua, motrën e saj, të gjithë. Ajo mendonte se ne të gjithë kemi punuar së bashku. Kishte një obsesion që kalonte çdo kufi”, tha ish-partneri i saj.
/Burimi: Protothema/ Përshtati: Priza.al/