Prej disa muajsh aktorja e humorit Eliona Pitarka ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes së vogëlushes, aktorja Eliona nuk është rezervuar dhe ka qenë aktive në rrjetet e saja sociale duke postuar foto të ëmbla me të voglën e saj dhe herë pas herë edhe me bashkëshortin.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Eliona si duket ka zgjedhur dhe e ka parë të udhës që të mos flasë për bashkëshortin e saj. Duke na mbajtur ‘larg’ nga burri që i vodhi zemrën, askush nga ndjekësit e saj nuk e di se me cilin ngjan Gala më shumë. Me anë të një postimi në Instagram ajo sapo na tregoi se princesha e saj është kopja e të atit.
“Ju nuk keni parë babin e Galës, prandaj thoni që më ngjan mua. Vajza e vogël e babit. Kopja e babit të vetë”, shkruan Eliona në postim.
Para disa ditësh Eliona publikoi dhe një foto të bashkëshortit me vajzën. Gala shihej mbi kraharorin e babit duke fjetur por si gjithmonë ajo u përpoq të mos e zbulonte portretin e partnerit. Ajo ka treguar se nuk publikon foto të bashkëshortit, sepse ai nuk ka dëshirë që të ekspozohet në publik.