Manastirliu bën me dije numrin e qytetarëve të vaksinuar më dy doza anti-Covid, apelon: Vaksinohuni, mbroni jetë

Situata pandemike në Shqipëri duket se nuk është në fazat e saj më të mira ndërsa zgjidhja e vetme për përmirësimin e saj thuhet se është vaksinimi.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se deri më tani janë vaksinuar plotësisht 700 mijë qytetarë.

Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.

Postimi i plotë:

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *